KDI bën thirrje për protestë paqësore

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) bën thirrje që protesta e paralajmëruar për nesër, nga partitë opozitare të jetë e qetë.

Përmes një komunikate për media, KDI thotë se përkrahë të drejtën për të protestuar, për të shprehur pakënaqësitë politike dhe shoqërore por u bën thirrje liderëve politikë që me diskursin e tyre të mso e provokojnë situatën dhe të nxisin dhunë.

“Bëjmë thirrje që protesta e paralajmëruar për nesër të jetë e qetë, kurse nga autoritetet shtetërore presim të vënë në dispozicion resurse të mjaftueshme për të lehtësuar mbarëvajtjen e saj”.

“Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike, që përmes diskursit të tyre politik të mos provokojnë dhe nxisin akte të dhunës, por t’ju përmbahen rregullave të demokracisë dhe përmes shfrytëzimit të tyre të tentojnë të zgjidhin të gjitha mospajtimet”.

“Përpjekjet për t’u shmangur këtyre parimeve nga cilado palë, janë të dëmshme për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe ndërtimin e një demokracie funksionale”, thuhet në fund të komunikatës së KDI-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kdi-ben-thirrje-per-proteste-paqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala