Kazanovë, me pare t’shtetit!

Autori:Gazeta Fjala

Bëhen ‘dashnorë’ e i magjepsin vajzat e reja e të varfëra me pare t’shtetit;

Ju qesin me hongër pica, e me pi birra, u blejnë çorapa najlon dhe arra të thyera-me pare t’shtetit;

Ua premtojnë parajsën, i punësojnë afër vetes, e i marrin me vete kudo që shkojnë e kudo që shetisin-me pare të shtetit;

Nganjëherë kur nuk përmbahen, i shfrytëzojnë zyrat e tyre si dhoma hoteli-me pare t’shtetit;

U blejnë dhurata. Madje, as orbitat nuk ua blejnë me pare t’vetat-po me pare t’shtetit;

Ua tregojnë botën, u tregojnë se sa e bukur është jeta, me pare t’shtetit;

I mbushin xhipat benzinë, dhe shkojnë me to, ku t’ua do qejfi-me pare të shtetit.

Bëhen macho-man-a, me pare t’shtetit;

Bëhen sadista-me pare t’shtetit;

Bëjnë si të paepur e të pa ngimë-me pare t’shtetit;

Luajnë me dinjitetin e femrës-me pare t’shtetit;

I mashtrojnë-me pare t’shtetit.

I kushtëzojnë e i trajtojnë vajzat, si kukullat-me pare t’shtetit;

Kur mërziten prej tyre-i gjuajnë si leckat, dhe i gjejnë do vajza të tjera, edhe në të mira-me pare t’shtetit;

Kurrë nuk paguajnë asgjë me pare t’vetat.

Shteti ua mban ‘dashnoret’!

Bash kështu, ashiqare, zyrtarë kurvarë dhe të pamoralshëm, që me pare të shtetit bëhen ‘dashnorë’, dhe i heqin zhigjet erotike, s’ka pasur as në komunizëm.

Janë dashnorë shtetëror.

Janë të shëmtuar.

Keqpërdorin buxhetin e shtetit për me nxon femra!

Dhe për me shëru’ komplekset e tyre seksuale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kazanove-me-pare-tshtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala