Katër teori për rrëzimin e avionit në Francë

Autori:Avdyl Pajaziti

Hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit Airbus A320 të kompanisë “Germinwegs” po vazhdojnë. Po mblidhen shënime nga kutia e dëmtuar e ekspertët përmendin katër shkaqe të mundshme.

1.Prishja në sensorë
Katër muaj para katastrofës në Alpe, po ky model avioni Lufthanzas gjermane, e cila është pronare e Germanwings, përnjëherë ka filluar ta humbasë lartësinë. Për vetëm një minutë ai ra poshtë 1000 metra, por piloti në momentin e fundit ia doli të evitonte fundin tragjik. Problemi ka ndodhur me siguri për shkak të prishjes në sensorë. Pas kësaj, Agjencia europiane për siguri të komunikacionit ajror kishte dhënë vërejtje për katër model të avionëve Airbus ndër të cilët ishte edhe ai A320, transmeton “koha.net”.

2. Prishja e motorit

Fakti se Airbus i Germanwings pa probleme u ngrit në lartësinë e duhur 11.500 metra, e vetëm një minutë pas ngritjes filloi të binte në tokë, shpie te mundësia e fikjes së përnjëhershme të dy motorëve

3. Ngrirja
Kushte e papërshtatshme dhe temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë shtresa të grumbulluare në sipërfaqe dhe në pjesët përbërëse të avionit. Shtresat munden seriozisht ta zvogëlojnë aftësinë, kontrollin e stabilitetin dhe munden të shkaktojnë dëme mekanike e madje edhe aksident ajror.

4. Terrorizmi
Ky shkak tash për tash përjashtohet, edhe pse informatat e reja tregojnë se pilotët nuk kishin dërguar sinjalet SOS, gjë që hap shumë pyetje në të cilat do të duhej të përgjigjej kutia e zezë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kater-teori-per-rrezimin-e-avionit-ne-france/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala