Katër të Lënduar në Magjistralen Prishtinë-Pejë (foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në magjistralen Prishtinë-Pejë te fshati Dollc i Klinës ndodhi sot paradite një aksident ku u lënduan katër persona.

Lajmi u konfirmua nga zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës Xhevat Ibra.

“Rreth orës 10 e 34 në Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale janë edhe katër të lënduar. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës,” tha Ibra.

Për shkak të aksidentit u krijua një kolonë prej 3 kilometrash në të dy drejtimet e magjistrales./kallxo.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kater-te-lenduar-ne-magjistralen-prishtine-peje-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala