Katër të arrestuar në Deçan, Janjiq i quan ‘terroristët shqiptar’ (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Prifti në Manastirin e Deçanit, Sava Janjiq në një postim në Twitter thotë se janë arrestuar 4 shqiptarë të cilët ai quan terroristë islamikë.

Sipas Janjiq ata janë arrestuar para dyerve të Manastirit të Deçanit në një veturë të tipit “Golf” ku ka pasur automatikë të tipit Kallashnikov dhe literaturë islamike, transmeton Express.

E Policia në raportin e saj e pranojnë se janë arrestuar katër persona në orën 21:00 në Deçan.

Sipas policisë, katër shqiptarë janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47  me 20 copë fishekë si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

3_1454244765-5717673 2_1454244762-3743763

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kater-te-arrestuar-ne-decan-janjiq-i-quan-terroristet-shqiptar-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala