Katër mënyra për forcimin e imunitetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Mënyra më e mirë për ta forcuar imunitetin dhe parandaluar ftohjen ose gripi është të shfrytëzoni të mirat që na i ka dhënë natyra.

Sipas një artikulli të publikuar nga portali Prevention, mjeku amerikan David Kiefer, profesor në University of Arizona, ofron katër “mënyra natyrale” të cilat do t’u ofrojnë më shumë se shumica e produkteve të cilat do t’i blini në barnatore.

Ja cilat janë:

Probiotikët

Për çfarë ndihmojnë? Parandalojnë ftohjet. Atletët e përfshirë në një studim kishin pasur 40 për qind më pak ftohje kur kishin marrë një dozë ditore të probiotikëve.

Si ndihmojnë? Probiotikët shtojnë prodhimin e antitrupave, të cilët ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

Dozimi: 10 miliardë njësi CFU në ditë.

Shtogu

Çfarë ndihmon? Shkurtimin e kohëzgjatjes së gripit. Në një studim, simptomat e personave që vuajnë nga gripi ishin shkurtuar për katër ditë te pacientët të cilën kishin përdorë shurup nga shtogu.

Si ndihmon? Antioksiduesit që janë pjesë përbërëse e shtogut ulin inflamacionin dhe stimulojnë sistemin imun.

Dozimi: Katër herë në ditë nga një lugë shurupi, për tre ditë (nga dita kur fillojnë simptomat).

Vitamina D

Çfarë ndihmon? Mbron nga ftohja dhe gripi. Studimet e fundit kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen me rritje të rrezikut për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

Si ndihmon? Vitamina D ndihmon qelizat e sistemit imun të prodhojnë antitrupa.

Dozimi: 800 deri në 1,000 njësi ndërkombëtare.

Kërpudhat

Çfarë ndihmojnë? Ndihmojnë forcimin e sistemit imun. Një studim i vitit 2013 ka gjetur se njerëzit të cilët kanë ngrënë kërpudha (të llojit shiitake) kanë pasur një rritje të numrit të qelizave imune.

Si ndihmojnë? Disa përbërës të grupit të polisakarideve që ndodhen në kërpudha mendohet se i japin një shtytje sistemit imun.

Dozimi: Përfshijeni një kërpudhë në ditë në ushqimin tuaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kater-menyra-per-forcimin-e-imunitetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala