Katër kallëzime penale dhe 100 ndalime të punimeve për gjashtë muaj

Autori:Gazeta Fjala

Drejtoria e Inspektorateve e Komunës së Prizrenit në raportin për punën gjashtëmujore ka theksuar se ka përmbushur obligimet në përputhje me ligjin, në të gjitha fushat ku vepron.

Ka listuar veprimet që ka ndërmarrë sikurse edhe vlerën e gjobave që ka shqiptuar drejtësia, në lidhje me rastet e caktuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë në aspektin e ndërtimtarisë, që është edhe fusha më e kritikuar e veprimtarisë së këtij dikasteri, është theksuar se janë bërë kallëzime penale në katër raste, derisa në mbi 100 raste me vendime është kërkuar ndalimi i punimeve.

“Inspektorati i ndërtimtarisë ka kryer 221 kontrolle me procesverbal. Janë lëshuar 104 aktvendime për ndalim punimesh, 29 aktvendime për rrënim vullnetar, 19 pëlqime ndërtimtare, 6 konkluzione për ekzekutim të dhunshëm, dhe janë bërë 4 kallëzime penale”, thuhet në raportin e nënshkruar nga drejtori i Inspektorateve, Bedri Bytyçi.

Ai ka bërë të ditur se nga ky inspektorat janë shqiptuar dënime mandatore në shumë prej 12 mijë e 750 eurosh, derisa dënimet nga gjykatat kanë arritur vlerën prej 3 mijë e 500 eurosh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kater-kallezime-penale-dhe-100-ndalime-te-punimeve-per-gjashte-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala