Katari ka hapur “Qytetin e Punës’ për 70,000 punëtorë emigrantë (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një kompleks jashtëzakonisht i madh është hapur në Katar, i cili gjendet menjëherë pasi të dalësh nga Doha.

‘Qyteti i Punës’ mund ti akomodojë rreth 70,000 punëtorë të huaj, të cilët kanë ardhur në shtetin Gulf për të marrë pjesë në projektet e mëdha ndërtimore, një ndër to që është edhe Fifa World Cup 2022.

Zyra e Inxhinierisë së shtetit sapo e ka prezantuar zyrtarisht projektin prej 825 milionë dollarë i cili do të jetë shtëpi e rreth 68,640 punëtorëve.

Ceremonia e ditës së diel është hapur nga Kryeministri Abdullah bin Nasser Al-Thani dhe nga Ministri i Punës, Abdullah al-Khulaifi, i cili e përsëriti se përmirësimi i standardeve jetësore për emigrant është bërë prioritet i shtetit, transmeton lajmi.net.

Embedded image permalink

‘Qyteti i Punës’ i cili shtrihet vetëm 14 kilometra nga Doha dhe e mbulon një zonë prej 1,100,000 metra katrorë, është vetëm një nga 7 komplekset e shtëpive që qeveria është duke i ndërtuar, e të cilat do të bëhen shtëpi e 260,000 emigrantëve punëtorë.

Modeli i ri i projektit i ka dy seksione me apartamente banimi, dhe një tjetër i cili e përfshin edhe një distrikt argëtimi dhe biznesi.

Banorët mund të shijojnë edhe teatrin me 17,000 ulëse.

Qyteti gjithashtu ofron një qendër komerciale dhe market me 200 dyqane.

I ka 4 kinema dhe një fushë kriketi.

Veç këtyre, për ti bërë banorët që në ‘Qytetin e Punës’ të ndihen si në shtëpi, janë ndërtuar edhe 2 xhami, një prej tyre e cila është e dyta më e madhe në të gjithë shtetin.

Seksioni i dytë përmban 55 ndërtesa banimi, objekte fetare, klinik mjekësore dhe parkingje.

‘Qyteti i Punës’ është gjithashtu i pajisur me telefona publik dhe me qendra Wi-Fi.

Deri tani 40% e hapësirës është e zbrazët, ndërsa pjesa tjetër është e zënë me punëtorët që vinë nga shtetet tjera, duke përfshirë shtetet si Nepali, India, Shri Lanka dhe Vietnami.

Gjithashtu, për ti dhuruar banorëve siguri, 2 stacione policore gjenden aty e pos kësaj janë vënë edhe kamera vëzhgimi gjithandej.

Embedded image permalink

Qatari është duke investuar në mënyrë masive për të ndërtuar stadiume dhe hotele për Kupën e Botës të vitit 2022, projekt i cili kushton $16 bilion.

Kjo infrastrukturë e cila nevojitet për të qenë organizator i kësaj ngjarje, mund të arrijë shumën deri në $200 bilion. /Lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/katari-ka-hapur-qytetin-e-punes-per-70000-punetore-emigrante-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala