Katari i gatshëm të investojë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Katarit në Tiranë, Yousuf Hassen AL– Saai.

Ministri Agani, fillimisht e njoftoi ambasadorin Hassen AL– Saai, me situatën në të cilën gjendet ministria që ai drejton, duke thënë se Kosova ka miratuar legjislaturën e nevojshme e cila i hap rrugë investimeve në sferën e ruajtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinior dhe se investimet të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit janë të mirëseardhura.

Ambasadori i Katarit, ka deklaruar se shteti nga ai vjen është i interesuar që të investojë në çdo sferë në Kosovë, sidomos në fushën e ujërave duke përfshirë pastrimin dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve nëpër të gjitha ato komuna, ku vitet e fundit u shkaktuan vërshime si pasojë të daljes së lumenjve nga shtretërit.

Të dy palët u shprehen të gatshme për fuqizimin dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/katari-i-gatshem-te-investoje-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala