“Katana” vazhdon të marrë milionat në FSK

Poligoni i shenjëtarisë “Katana”, me bazë në Obiliq vazhdon të marrë tender nga ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kompania e themeluar nga kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, me datën 21 të këtij muaji është shpërblyer për tenderin “Furnizim me Municion “, i cili parasheh furnizimin edhe për vitin e ardhshëm.
Për vitin fiskal 2015 vlera e kontratës është 438 mijë euro kurse për vitin fiskal 2016 vlera e kontratës arrin 1 milion euro raporton Gazeta Fjala.
Nuk është hera e parë që “Katana”, fiton tenderët e FSK-së. Mediat patën raportuar për “miqësinë” mes drejtuesve të FSK-së dhe biznesit Katana gjatë mandatit të Agim Çekut si ministër.
Themeluesi i “Katanës”, tani kryetar i Obliqit Xhafer Gashi, kishte qenë përgjegjës për sigurinë e Agim Çekut në kohën kur ai ishte kryeministër, shkruanin mediat.
Një njësi e Poligonit “Katana” , saktësisht Institutit për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve ka qenë i udhëhequr nga ish-zëvendësministri i FSK-së Bejtush Gashin.
Ish zëvendësministri Gashi në biografinë e tij shkruan se ai aty ishte drejtor nga viti 2007-2011.
Kështu “Katana” gjatë mandatit të Agimin Çekut si ministër i FSK-së për dy vite rresht ( 2013- 2014) shpërblehet me dy tender.
Në të dy rastet FSK negocioi për tenderin, pa qenë tenderi i hapur.
Tenderi i parë për furnizimin me uniforma peshonte 1.2 milionë euro. Kurse tenderi për blerja e tri autoblindave të blindura kishte vlerën 1 milionë e 490 mijë euro./ Gazeta Fjala