Kastrati: Vitin tjetër Epopeja e UÇK-së festohet me ushtri

Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se “Epopeja e UÇK-së” vitit tjetër do të shënohet me Forca të Armatosura të Kosovës.
“Në 17 vjetorin e ditëve të rezistencës ne jemi në fund të rrugës së gjatë për të ngritur Forcat e Armatosura e cila ishte lindur në flakën e rezistencës qysh në epokën e lavdishme të Jasharajve. Tashmë FSK ka përfunduar një proces të gjatë të ngritjes dhe zhvillimit profesional dhe po përgatitet për transformimin e saj në Forca të Armatosura”, ka thënë Kastrati.
“Ky nivel është arritur falë përkrahjes së vazhdueshme të SHBA-ve, dhe partnerëve tanë të cilët na kanë ndihmuar dhe na ndihmojnë në arritjen e standardeve profesionale. Sigurisht se në përvjetorin e 18 të Epopesë së UÇK-së, do ta gjejë Kosovën me FS të transformuar dhe plotësisht të integruar në NATO”.