Kartel

Autori:Avdyl Pajaziti

Ujdi midis firmave konkurrente për të kufizuar apo shmangur konkurrencën midis tyre, dhe synon rritjen e çmimeve dhe të fitimeve të ndërmarrjeve pjesëmarrëse, pa ofruar asnjë përfitim shtesë në të cilin të mbështetet kjo rritje. Në praktikë, kjo realizohet duke fiksuar çmimet, duke kufizuar prodhimin, duke bërë ndarje të tregjeve, të klientëve apo të territoreve, duke manipuluar tenderat ose duke kombinuar disa nga kufizimet e sipërpërmendura. Kartelet janë në dëm të konsumatorëve dhe të shoqërisë  në përgjithësi, sepse ndërmarrjet që marrin pjesë në to vendosin çmime më të larta  sesa në një treg konkurrues.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kartel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala