Kapo i drogës, njeriu më i kërkuar në botë: Iku nga burgu në mënyrë spektakolare (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Është gropa e cila ka liruar njeriun më të kërkuar në botë. Meksikani Joaquin Guzman i quajtur “El Chapo” është prijësi i kartelit Sinaloa, ndërsa nga burgu iku duke përdorur një kapanxhë, në tunelin e së cilës e priste një motoçikletë, dritat dhe tanket me oksigjen.

Policia ka përcjellë dhe është duke kontrolluar për një shtëpi, që besohet se është në fund të këtij tuneli.

Fluturimet janë ndërprerë në Meksikë, për arsye të këtij rasti.

Por, nuk është kjo hera e parë që ai arratiset nga burgu, e kishte bërë edhe më herët në vitin 2001 me ndihmën e rojeve, të cilët e fshehën në një kosh rrobash të palara, raporton DailyMail.

Burgu nga i cili ai sapo është arratisur konsiderohet si një prej burgjeve me siguri maksimale dhe gjendet në Altiplano, 80 kilometra largë Mexico Cityt, transmeton lajmi.net.

Raportohet se kur ishte arrestuar në vitin 2014, SHBA-të kishin kërkuar që të ekstradojnë, ndërsa Meksika kishte refuzuar duke thënë se nuk ka mundësi që ai të ikë. Ai për herë të fundit është parë në zonën e banjës së qelisë së tij.

Sipas autoriteteve, gropa të cilën ai e ka përdorur për tu arratisur, është ndërtuar gjoja pa lejen dhe dijeninë e autoriteteve. Ai ka shtuar se 18 punëtorë nga i gjithë Altiplano janë marrë në pyetje lidhur me rastin.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka thënë se kjo është një ofendim për autoritetet, administratën dhe shtetin meksikan.

“Kjo padyshim përfaqëson një ofendim për autoritetet dhe shtetin meksikan” ka thënë Enrique Pena.

Ndërsa është shprehur se shpreson në institucionet e Meksikës dhe se së shpejti do ta arrestojnë sërish.

“Por unë po ashtu kam besim në institucionet e shtetit të Meksikës… që ata kanë forcën dhe vendosmërinë për ta kapur sërish këtë kriminel”, është shprehur ai.

Karteli i Guzmanit, Sinaloa ishte përzier në një “luftë të drogës të përgjakshme” në Meksikë në dekadën e fundit, e cila morri rreth 100 mijë jeta njerëzish.

Ndërsa sipas autoriteteve amerikane anti-drogë thuhet se ai do të kthehet nën kontrollin e kartelit të tij brenda 48 orëve dhe nëse nuk kapet tash, mund të mos kapet më kurrë.

Pasuria e tij konsiderohet të jetë një miliardë dollarë, duke u mbështetur në revistën “Forbes”. Sipas kësaj reviste, ai është më i pasur se sa presidenti francez dhe ai nga Venezuela.

Guzman për herë të parë ishte kapur nga autoritetet në Guatemalë në vitin 1993, pastaj ishte ekstraduar dhe dënuar me 20 vjet burg në Meksikë për vrasje dhe trafikim të drogës. Por, ai kishte ikur nga burgu në vitin 2001.

Ai më pas ishte gjetur në shkurt të vitit 2014, në një qytet bregdetar të quajtur Mazatlan ku po qëndronte me gruan e tij mbretëreshë dhe me vajzat binjake. Emma Coronel ishte lindur në California, ajo po ashtu i kishte lindur edhe vajzat e saj aty, në mënyrë që ato të jenë shtetase amerikane.

Ndërkaq më herët këtë vit, gjenerali meksikan Jesus Murillo Karam kishte thënë se nëse ai ekstradohet në SHBA, do t’i kursente shumë para Meksikës, por, mbajtja e tij në Meksikë është çështje sovraniteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapo-i-droges-njeriu-me-i-kerkuar-ne-bote-iku-nga-burgu-ne-menyre-spektakolare-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala