“Kapitulli 35 nuk ka asgjë më shumë se marrëveshjet e Brukselit”

Kërkojmë nga Beogradi e Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet dhe në Kapitullin 35 nuk ka asgjë që tashmë nuk gjendet në Marrëveshje te Brukseli, ka deklaruar ambasadorja e Francës në Serbi, Christine Morau.
“Në kapitullin 35 nuk ekziston asgjë që tashmë nuk gjendet në marrëveshjet e deritashme ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ky kapitull vetëm merr elementet e Marrëveshjeve të Brukselit dhe mendoj se do të ishte lajm i mirë që ai tani të hapet, sepse tregon se në dialog ka pasur rezultate dhe se Serbia po përparon në negociata për anëtarësim”, ka thënë ambasadorja Morau për gazetën e Beogradit Politika, transmeton Koha.net
“Kërkojmë që Beogradi e Prishtina t’i normalizojnë marrëdhëniet, të merren vesh për gjërat konkrete, për këmbimin ekonomik e kulturor, për jetën e serbëve në Kosovë”, ka thënë ambasadorja.
Në pyetjen se cili është qëndrimi i Francës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ambasadorja ka thënë se Franca e ka njohur Kosovën dhe se për këtë arsye nuk e kundërshton hyrjen e Kosovës në UNESCO. /Telegrafi/