Kapet shqiptari me 17 kg kokainë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një shqiptar është arrestuar në Uells, pasi është kapur me 17 kg kokainë të pastër, vlera e të cilës arrinte në 2.8 milionë sterlina.

Amarildo Barhani, 30 vjeç, është vënë në pranga nga policia në momentin që merrte në dorëzim lëndën nga një korrier rumun.

Sipas medieve vendase, Marian Croiter, 24 vjeç nga Rumania, kishte mundur të fuste në “Port Talbot”, në Jug të Uellsit, 17 kilogramë kokainë. Droga vinte nga porti Ostend në Belgjikë dhe do t’i dorëzohej shqiptarit Barhani, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ky i fundit ishte prej kohësh nën survejimin e policisë, e cila e ka arrestuar në flagrancë së bashku me korrierin rumun. Croiter raportohet se i ka pranuar akuzat e trafikut të drogës përpara gjykatës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapet-shqiptari-me-17-kg-kokaine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala