Kapet rrugës për në Siri djali i një zyrtari të Qeverisë së Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para këtij Viti të Ri, ka nisur udhëtimin për në Siri, për t`iu bashkuar luftës e për t`u rreshtuar karshi grupit terrorist, ISIS.

Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Stambollit në mes datave 28-29 dhjetor.

Të nesërmen, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, janë thyer mbrapshtë në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim derisa e fejuara e tij po mbrohet në liri.

Ai është edhe djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapet-rruges-per-ne-siri-djali-i-nje-zyrtari-te-qeverise-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala