Kapet një person që po vendoste përgjues në zyrat e Vetëvendosjes (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Të martën rreth orës 15 është kapur nga aktivitet e Vetëvendosjes një person tek tentonte fshehtazi që të vendoste pajisje përgjuese pranë zyrave të kryesisë së kësaj partie.

Ai është prezantuar si Qerim Krasniqi dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës bashkë me pajisjet për përgjim të cilat i janë kapur.

Zyrtarë të Vetëvendosjes dyshojnë se ky person është zyrtar i policisë dhe akuzojnë kryeministrin Isa Mustafa për përdorim të Policisë së Kosovës kundër partive opozitare politike./Gazeta Fjala/

pergji

pergjimi
Lexojeni të plotë deklaratën e Vetëvendosjes:

Policia sekrete e Isa Mustafës përgjon zyrat e VETËVENDOSJE!-s

Sot rreth orës 15:00, në zyrën qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, u kap një person tek tentonte fshehtazi që të vendoste pajisje përgjuese pranë zyrave të Kryesisë së VETËVENDOSJE!-s dhe kryetarit Visar Ymeri. Personi i cili nuk kishte asnjë dokument identifikues me vete, deklaroi që është polic. Ai fillimisht nuk pranoi të tregonte identitetin kurse më pas tha që quhet Qerim Krasniqi. Pajisjet që kishte me vete u gjetën nga aktivistët. Ky person iu dorëzua Policisë bashkë me pajisjet që kishte me vete.

Represionit policor të Isa Mustafës po i shtohen edhe metodat përgjuese ndaj kundërshtarëve politikë. Kosova po shndërrohet në një shtet totalitar ku opozita torturohet nëpër stacione, kidnapohet në rrugë, dhe hetohet nëpër zyra. Këto praktika, të cilat janë përdorur ndaj rezistencës kombëtare edhe në të kaluarën nga pushtetit të cilit i ka shërbyer Isa Mustafa, janë të papranueshme në Kosovë. Ky skandal duhet të hetohet urgjentisht nga sistemi i drejtësisë dhe të zbardhet sa më parë.

Më poshtë gjeni fotot e personit dhe pajisjeve të cilat ishte duke i përdorur kur u kap në korridoret e zyrave tona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapet-nje-person-qe-po-vendoste-pergjues-ne-zyrat-e-vetevendosjes-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala