Kapet një kontrabandues me njerëz në Merdar

Policia ka arrestuar një shqiptar, të dyshuar për kontrabandim me njerëz, në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Merdar.
Sipas raportit të policisë, në veturën që e drejtonte ai kanë gjetur katër persona, të cilët dyshohet se po i kontrabandonte. Gjatë kontrollës policia tek i dyshari janë gjetur 3 mijë 500 euro.
Njoftohet se se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./ Gazeta Fjala/