Kapet falsifikatori i eurove, “minifabrikë” parash në shtëpi

Autori:Avdyl Pajaziti

E kishte kthyer shtëpinë e tij në një “minifabrikë” parash të falsifikuara, derisa është zbuluar nga policia e Vlorës dhe është vënë në pranga. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga 30-vjeçarin Nanx Nanxa banues në lagjen “Hajro Çakërri” dhe sekuestruan 3 mijë e 40 euro të falsifikuara.

Në banesën e tij policia gjeti edhe mjetin me të cilin Nanxa falsifikonte paratë, një printer-skaner-fotokopje të tipit HP. Përmes këtij aparati 30-vjeçari bënte falsifikimin e parave, duke prodhuar të njëjtën monedhë në disa kopje. Pasi i fotografonte kartëmonedhat i skanonte dhe më pas i printonte me ngjyra. Policia nuk bëri të ditur kohështrirjen e aktivitetit të tij por dyshohet se 30-vjeçari Nanxa kishte kohë që bënte euro false dhe i hidhte në treg duke i këmbyer ose duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të qytetit.

Po ashtu, policia gjeti në shtëpinë e tij edhe 10 libreza “Kontrata Huaje Gjallica” të pa plotësuara.

Hetimi ndaj 30-vjeçarit kishte nisur prej një muaji dhe gjatë arrestimit në flagrancë ju gjetën:

56-kartmonedha 50-Euro (me të njëjtin numër serie)
12-karmonedha 20-Euro (me të njëjtin numër serie), të gjitha të falsifikuara.

183903 183901_2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapet-falsifikatori-i-eurove-minifabrike-parash-ne-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala