Kapet 150 herë nga i njëjti radar!

Një vozitës në Austri është “kapur”, në dy muajt e fundit, së paku 150 herë nga i njëjti radar, me të cilën gjë është bërë “rekordmen famëkeq”.
Bëhet fjalë për një radar në “Annenheim am Ossiacher See”, dhe vozitësin i cili mendonte se nuk do të gjobitej, pasi që vetura e tij ishte e regjistruar jashtë Austrisë, transmeton Telegrafi.
Ndonëse nuk janë dhënë detaje për identitetin e personit dhe nëse është austriak, është thënë se “sigurisht që gjoba nuk do të jetë e vogël”.
Karl Knap nga autoritetet e komunikacionit në Villaher ka thënë se “tejkalimi kaq i lartë i shpejtësisë do t’i kushtojë atij një sasi katër-shifrore, nëse jo pesë-shifrore, në euro”.