Kapen transportuesit e drogës

Autori:Avdyl Pajaziti

Për 1500 euro një kërçovar kishte menduar ta transportonte 1. 3 kg heroinë në Zvicër. Në vendkalimin Tabanoc, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria Doganore e Maqedonisë, pas një veprimi të përbashkët kanë shkatërruar një kanal ndërkombëtar të trafikut të drogës.
4 paketime të heroinës i kishte zbuluar policia gjatë kontrollit të një autobusi që ishte nisur nga Struga, e destinacion kishte Lucernin në Zvicër. Ai kishte maskuar dyfish në valixhen, e cila ishte në pronësi të një kërçovari 54-vjeçar.

“Për një kompensim të hollash prej 1500 € ishte angazhuar i dyshuari për ta transportuar në Zvicër, së bashku me 35-vjeçarin nga Gostivari, i cili kishte organizuar transportin. Heroina e konfiskuar është dorëzuar në Ministrinë e Brendshme për ekspertizë të mëtejshme”, thanë autoritetet policore për mediat e Shkupit.

Kundër dy shtetasve të Maqedonisë Departamenti për trafikim të drogës ka ngritur padi penale.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-transportuesit-e-droges/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala