Kapen Serbët me kokainë, me vlerë 70 milion euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Në ishujt Azore në oqeanin Atlantik, janë djegur 1.15 tonë lëndë narkotike (kokainë), sasi këtë të cilën e kishte sjell grupi kriminal nga Serbia me qëllim që ta shes në Europë.

Me këtë rast, autoritetet franceze kanë arrestuar katër shtetas të Serbisë, njoftojnë mediat e këtij shteti.

Policia e Portugalisë ka djegur atë sasi të kokainës para 2 dite. Kapja e këtyre trafikantëve kishte arritur pas një operacioni të përbashkët mes Francës dhe Britanisë së Madhe, thuhet në njoftimin e qeverisë franceze.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e djegur deri më tani në ishujt Azore”(1.500 km nga bregdeti portugez), kanë bërë të ditur autoritetet portugeze, transmeton lajmi.net.

Vlera e kokainës së djegur arrin deri 70 milionë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-serbet-me-kokaine-me-vlere-70-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala