Kapen në kamerat e sigurisë dy femra duke vjedhur në një shitore në Mitrovicën e Veriut

Autori:Gazeta Fjala

Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dy femra të panjohura për vjedhje në shitore në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, kryerja e vjedhjes është parë në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në lokal.

“Rr. Lole Ribar, Mitrovicë Veri 04.01.2021-17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në shitoren e saj kanë hyrë dy femra të panjohura dhe në një moment pa u vërejtur kanë kryer vjedhjen. Ankuesja deklaron se këtë e ka konstatuar pasi që ka shikuar kamerat e sigurisë që i ka te vendosura në lokal. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK-ja. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-ne-kamerat-e-sigurise-dy-femra-duke-vjedhur-ne-nje-shitore-ne-mitrovicen-e-veriut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala