Kapen me plagjiaturë 42 studentë të UP-së

Autori:Avdyl Pajaziti

42 studentë të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” janë larguar nga lista e studentëve të përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit nga USAID-i, të zënë me plagjiaturë.

Gazeta “Zëri” ka siguruar listën e studentëve me plagjiaturë që ka zbuluar USAID, 42 janë nga UP-ja, 5 nga UBT-ja, 2 nga AAB-ja, 1 nga AUK, 1 nga “Riinvest”, 1 nga SEEU dhe 3 të tjerë nga komuniteti pakicë.

Plagjiatura është përhapur jo vetëm te profesorët, por tash edhe në mesin e studentëve. Studentë të Universitetit të Prishtinës me numër më të madh, kanë arritur të kalojnë disa kritere dhe të radhiten në mesin e 160 studentëve që janë përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit.

Por, në fillim të muajit shtator, USAID përmes një komisioni ka arritur që të identifikojë studentët mashtrues dhe t’i largojë përfundimisht nga lista dhe mundësia për të fituar bursë jashtë vendit. /zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-me-plagjiature-42-studente-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala