Kapen Kuçi e Haradinaj

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale po ndërtohet në shpërputhje me ligjet e Kosovës. “Keni shkuar shumë më larg. Përmes derës së vogël, ju z. Kuçi keni qenë pjesë e këtyre dallavereve”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, asgjë e sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk do të vlejë sa i përket funksionimit të Gjykatës Speciale. “Si mendoni ju me përballu këtë gjendje kur ju po e ktheni në Kosovë UNMIK’un. Po e ktheni Kosovën në vitin 1999”, ka shtuar ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hajredin Kuçit. “Asnjë dallavere se ka bërë dhe s’mundet me ba”, ka thënë Kuçi. “Asnjë individë s’mund të bëj vetën asgjë”. “S’është e vërtetë se kam bërë dallavere dhe s’është mirë të thoni”, ka shtuar ai.