Kapen afër 2 kg kanabis në autobusin Tiranë –Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot rreth orës 09:50 në Vermicë oficerët doganor kanë selektuar për skanim dhe kontroll detal autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë.

Sipas procedurës zyrtare gjatë skanimit të autobusit janë zbritur të gjithë udhëtarët të cilët gjithashtu  kanë dorëzuar valixhet personale në skanerin e  bagazheve.

Gjatë skanimit të valigjeve tek një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur ne paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.

Sasia e zbuluar e lëndës narkotike (canabis sativa) është afër 2 kg dhe e njëjta së bashku me rastin janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.

20150512_095733

20150512_100555

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-afer-2-kg-kanabis-ne-autobusin-tirane-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala