Kapen 74 imigrantë ilegal në kufirin Rumani-Hungari

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia kufitare e Rumanisë ka gjetur 74 imigrantë, shumica sirianë të fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
Policia e ka ndaluar një kamion në kufirin në mes të Rumanisë dhe Hungarisë më 11 prill, sepse e kanë vërejtur se dera e pasme e kamionit ishte pak e hapur.

Brenda kamionit kanë gjetur 73 sirianë dhe 1 iranian, të moshave nga 12 deri në 41 vjeç dhe të cilët nuk kishin asnjë dokument identifikues.

Policia ka thënë se grupi planifikonte të udhëtonte drejt Francës.

Shoferi po merret në pyetje me dyshimin për trafikim të njerëzve ndërsa sirianët dhe iraniani mund të përballen me akuzën për kalim ilegal të kufirit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-74-imigrante-ilegal-ne-kufirin-rumani-hungari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala