Kapen 3.5 ton drogë nga Shqipëria në Itali

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ditë pasi disa media ndërkombëtare shkruanin se Shqipëria e ka shpallur veten një vend pa hashash, ja ku vjen një lajm nga Italia.

Agjencia AGI shkruan se nga Shqipëria po vijnë lumenj me drogë.

I referohet një operacioni të quajtur Odisea, i zhvilluar në rajonin e Katanias në Siçili.

15 persona kanë rënë në pranga, ndërsa është sekuestruar një sasi prej 3.5 ton drogë, me një vlerë prej 70 milionë euro.

Shqiptarët e arrestuar janë Albert Shqau, 31 vjeç, Erion Muçaj, 34 vjeç, Ermir Baja, 46 vjeç, Jodian Shametaj, 25 vjeç, Gentian Hoxhaj, 35 vjeç, Fatjon Hoxhaj, 28 vjeç, Erson Zhuka, 31 vjeç.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapen-3-5-ton-droge-nga-shqiperia-ne-itali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala