Kapacitetet hoteliere në Kosovë shfrytëzohen 15.7 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për TM2 2015.

Pjesë e kësaj anketa janë 105 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 15.70%.

Në TM2 2015, numri i vizitorëve është 38 560, prej tyre 42.32 % janë vizitorë vendorë dhe 57.68 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2015 është 53 486, prej tyre 38.44 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 61.56 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25 650 vizitorë dhe 36 215 net qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket shteteve se prej nga vijnë vizitorët e huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-të, Gjermania, etj, njofto ASK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kapacitetet-hoteliere-ne-kosove-shfrytezohen-15-7-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala