Kaos në Budapest, emigrantët nisen në këmbë drejt Austrisë (FOTO-LAJM)

Autori:Gazeta Fjala

Qindra emigrantë në Budapest kanë braktisur zonën e tranzitit dhe janë nisur në këmbë drejt kufirit me Austrinë dhe Gjermaninë. Bëhet fjalë për një distancë rreth 150 kilometra.
Sipas agjencisë hungareze të lajmeve “MTI”, ata kanë marrë autostradën M1, që nis në periferi të kryeqytetit, duke kaluar një postobllok të policisë.
Sipas burimit mediatik, 400 persona të tjerë janë arratisur nga kampet e pritjes në lokalitetet Bickse dhe Roszke, përkatësisht 64 dhe 300 persona nga secili kamp.
Në 24 orët e fundit në Hungari kanë mbërritur mbi 3.300 emigrantë, një rekord i ri për fluksin e refugjatëve që mbërrijnë në një ditë të vetme. Ata vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani, Pakistani.
Ndërkohë, jashtë stacionit Keleti në Budapest ndodhen ende rreth 3 mijë refugjatë, të cilët prej ditësh presin t’i hipin trenit për në Austri dhe Gjermani, por që janë bllokuar nga forcat e policisë.
Angry: Hundreds of  migrants who have been stuck in Budapest for days have started marching out of the city in a bid to make it to Austria
Set out from the railways station carrying their belongings after Hungarian authorities blocked them from boarding western-bound trains
Hundreds of migrants pictured marching through the streets of Budapest having remained in the city for days because they are not allowed to get on trains heading west
Migrants cross the Erzsebet bridge in Budapest, Hungary, as they head for Austria on foot after not being allowed to travel by train
Police handed out cuddly toys to children and water bottles but some migrants poured their drinks onto the ground in disgust
Anger: Migrants protest at a railway station in Hungary after their train was stopped by police and ordered to be taken to a refugee camp
Anger: Migrants protest at a railway station in Hungary after their train was stopped by police and ordered to be taken to a refugee camp
Friday, September 4, 2015 – 17:04

– See more at: http://www.sot.com.al/bota/kaos-n%C3%AB-budapest-emigrant%C3%ABt-nisen-n%C3%AB-k%C3%ABmb%C3%AB-drejt-austris%C3%AB-foto-lajm#sthash.WCN7AELe.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kaos-ne-budapest-emigrantet-nisen-ne-kembe-drejt-austrise-foto-lajm/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala