Kaos në bankat greke

Autori:Zekirja Shabani

Bankat e Greqis varen nga Asistenca e Likuiditetit Emergjent të BQE –së. BBC njofton se Bordi i Drejtuesve të Bankës Qëndrore Europiane do të takohet më vonë gjatë ditës për të zyrtarizuar vendimin.
Qeveria greke pritet të vendosë që të hënën bankat të qëndrojnë të mbyllura, me qëllim kontrollin e kapitalit. Negociatat për borxhet që kanë mbytur Greqinë dështuan.

Qeveria e Alexis Tsipras vendosi që populli të shprehet me referendum më 5 korrik nëse duhet të pranojë planin e propozuar nga kreditorët.

Parlamenti e miratoi vendimin e qeverisë. Por një hap i tillë konsiderohet si futja e vendit në një spirale të fortë krize që do të përdundojë në kaos, pasi shumica e grekëve pritet t’u thonë “JO” masave shtrënguese të kreditorëve ndërkombëtare. Qytetarët nisën prej dje tërheqjen masive të kursimeve të tyre nga frika se bankat do të falimentojnë.

Tashmë që BQE vendosi ndërprejen e kreditimit emergjent, ato janë më të rrezikuara se kurrë. Qytetarët vijojnë të mbajnë radhë të gjata para bankomateve. Qeveria vendosi një limit prej 2 mijë eurosh në ditë që mund të tërhiqen nga kursimet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kaos-ne-bankat-greke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala