Kandiq: Eprorët e dënuar të UÇK-së nuk kanë bërë krime lufte

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Lartë e Nishit të mërkurën shpalli fajtorë në mungesë tetë ish- eprorë të UÇK-së, të brigadës 138 “Agim Ramadani”, me akuzën për ‘akte terrorizmi’. Sipas këtij vendimi, secili prej tyre u dënua me 15 vjet burg për përfshirje në dy sulme të ndodhura në shtator të vitit 1998, ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare të Kosovës.

Ky vendim nuk po i pëlqen fare drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq. Ajo për KosovaPress nga Beogradi tha se ky është një shembull i keq i Drejtësisë në Serbi, që tregon se si ky shtet nuk kupton Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, e as juridiksionin e Tribunalit të Hagës.

Kandiq tha se Serbia madje nuk e njeh faktin se “Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë vendosi se konflikti i armatosur filloi në Kosovë në shkurt të vitit 1998 dhe përfundoi me marrëveshjen e Kumanovës në korrik të vitit 1999”.

Kjo sipas saj nënkupton se vrasjet në mes formacioneve ushtarake që morën pjesë në konflikt janë të përjashtuara nga ligji ndërkombëtar. E edhe vrasjet që morën dënimin nga Gjykata e Nishit, sipas Kandiq nuk janë krime lufte dhe nuk mund të dënohen si të tilla.

“Normalisht që është krim i luftës kur formacionet ushtara ke arrestojnë pjesëtarë të anës së kundërt dhe pas kësaj i vrasin të burgosurit, ky është krim i luftës. Nëse ushtarët e njërit formacion i vrasin ushtarët e formacionit të kundërt, ky nuk është krim i luftës dhe është një akt legal në luftë. Sipas opinionit tim, dhe mendoj se është i bazuar në ligjin ndërkombëtar se gjykata serbe, por gjithashtu me gjasë të mbështetur nga zyra e prokurorisë për krime të luftës organizoi gjykim kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vrasjen e pjesëtarëve të ushtrisë së Serbisë, është gabim, është më shumë se gabim, sepse Serbia pret që Komuniteti Ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Evropian do të formojë një gjykatë që do të merret me krimet e kryera ndaj minoriteteve, ndaj shqiptarëve gjithashtu, por pa arsye legale pa armiqësi, nuk ishte kryer në luftime. Është e çuditshme si një gjykatë vendosi të organizojë një gjykim dhe të merret me ngjarje q ë nuk janë kriminale”, shprehet e çuditur Kandiq.

Për aktivisten e cila tash e sa kohë merret me çështjet e krimeve, ky vendim nuk është pos tjetër veç se vendim politik.

“Nuk mund të mendoj ndryshe përpos së është një çështje politike, sepse nuk është e bazuar në arsye legale. Por çfarë është e rëndësishme të thuhet, anëtarët e shoqatës së viktimave serbe, familjarët e ushtarëve dhe policëve që ishin të vrarë në luftime në Kosovë, të gjithë mendojnë se ky ishte një akt kriminal dhe se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të dënohen për këtë. Ata nuk e kuptojnë se nuk është një akt kriminal, ishin vrasje gjatë luftimeve, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vranë pjesëtarë të ushtrisë Serbe dhe gjithashtu pjesëtarët e ushtrisë Serbe vranë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky nuk është krim i luftës, krim i luftës është vrasja e civilëve apo vrasja e të burgosurve”, tha Kandiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kandiq-eproret-e-denuar-te-uck-se-nuk-kane-bere-krime-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala