Kandidatët për student të mjekësisë filluan grevën para rektoratit

Autori:Gazeta Fjala

Rreth 30 kandidatë për student të fakultetit të Mjekësisë të hënën hyjnë në grevë urie.

Kjo pasiqë ata janë kundër vendimit të rektorit për zvogëlimi i numrit të studentëve që do të vijojnë studimet në vitin akademik 2015-2016 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht në degët Farmaci dhe Stomatologji.

Këta kandidatë të indinjuar nga pamundësia për të nisur studimet, kërkuan nga rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, që ta zbatojë rekomandimin e Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që t’u njihet e drejta për regjistrim.

Ata kanë thënë se po e kërkojnë këtë të drejtë, e cila sipas tyre, u mundësohet përmes pikëve dhe rangimit të rezultateve të testit të provimit pranues të afatit të parë për regjistrim për vitin akademik 2015/16 në programet Stomatologji nga numri 51 në 70 dhe programin Farmaci nga numri rendor 31 në 40.

Përfaqësuesja e kandidatëve, Lyra Namani, ka paralajmëruar se nuk do ta ndalin grevën e nisur sot derisa ta realizojnë të drejtën e tyre për pranim në universitet.

“Kemi bërë ankesë në Inspektoratin e arsimit, e cila është shqyrtuar përreth një muaj dhe pasi janë gjetur fakte dhe dëshmi në favorin tonë, atëherë na është dhënë e drejta për të nisur studimet në këtë vit akademik, mirëpo siç duket, rektorati si organ që ka kompetenca ‘më të mëdha’ se ministria është duke e shkelur ligjin duke mos e përfill vendimin e ministries”, tha ajo.

vendimi i rektorit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kandidatet-per-student-te-mjeksise-filluan-greven-para-rektoratit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala