Kandidatët për anëtar të Kushtetueses iu nënshtruan testit: Pati nga ata që e kundërshtuan ashpër (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është organizuar intervistimi i kandidatëve (testi me shkrim) për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Këtë formë të testimit me shkrim, para atij me gojë, e ka kundërshtuar ashpër kandidatja për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Hava Ismaili, e cila ka shkuar aq larg sa e ka cilësuar praktikë që nuk ndodhë as te fiset e jashtë civilizimit.

Testi me shkrim i kandidateve per anetarë te Gjykates Kushtetuese

Bile ajo prezencën e saj në test e ka arsyetuar me momentin e veçantë për Kosovën, atë të ditës kur vendi po pritet të anëtarësohet në UNESCO, përndryshe ajo ka thënë se nuk do të merrte pjesë fare në test.

“Unë kam ardhur sot për shkak një dite të veçantë, sepse Kosova votohet në UNESCO. Kjo praktikë që ju e keni instaluar se unë e di që ligji thotë edhe në bazë të praktikës, mirëpo është një nga praktikat më injorante, më cinike, më të padinjitetshme dhe më të papranueshme, si në botën demokratike ashtu edhe në botën jodemokratike. Madje madje këto rregulla që ju i keni instaluar as në fiset jashtë civilizimit nuk i bëjnë”, ka thënë Ismaili.

Ky testim pritet të nxjerrë dy emra të rinj anëtarë të Gjykatës Kushtetuse, për të plotësuar vendet vakante, të lëna nga përfundimi i mandatit të anëtarëve paraprak. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kandidatet-per-anetar-te-kushtetueses-iu-nenshtruan-testit-pati-nga-ata-qe-e-kundershtuan-ashper-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala