Kandidatët e papranuar kërkojnë debat publik me rektorin

Autori:Gazeta Fjala

Rreth 30 kandidatë që kanë aplikuar për t’u regjistruan në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetit e Prishtinës kanë reaguar sot ndaj sic kanë thënë, etiketimeve dhe cilësimeve negative që janë bërë në drejtim të tyre.

Përmes një deklarate për media, grupi i kandidatëve ka sqaruar se qëllimi i tyre i vetëm është realizimi i së drejtës së studimit, dhe jo përkrahja e klaneve “që synojnë të kapin UP-në.”

“Nisur nga gjendja e krijuar pas protestës sonё e cila ka filluar tash e tre muaj mё parё, jemi tё shtyrё tё bёjmё sqarim pёr opinionin publik, veçmas kur pёrpjekjes sonё kurrё mё shumё se tani nuk i janё mveshur etiketa nga mё tё ndryshmet. Per hir tё korrektёsisё, dёshirojmё tё ritheksojmё se nuk jemi tё ndikuar nga struktura kriminale qё synojnё ta kapin UP-nё,” thuhet në reagim.

“Ne nuk jemi vartёs tё Bujar Dugollit e Et’hem Cekun, siç po na thonё.”

Grupi i kandidatëve për regjistrim në UP, pretendon se iu është bërë e padrejtë nga Rektori Ramadan Zejnullahu, i cili vetëm dy ditë pas caktimit të kuotës për të pranuar studentë të rinjë në degët e stomatologjisë dhe farmacisë, kishtë ndërhyrë duke e ndryshuar atë.

“Sipas propozimit e mё pas vendimit tё Ministrisё së Arsimit, nё Degën e Stomatologjisё ishte vendosur tё pranoheshin 70 studentё kurse nё atë të farmacisë 40 studentë. Vetёm dy ditё mё pas, rektori duke tejkaluar kompetencat e tij statutare, kishte vendosur arbitrarisht tё kufizonte kёtё numёr: 50 nё degёn e Stomatologjisё kurse 30 nё atё tё Farmacisё.” sqarohet në komunikatë.

Për të gjetur një zgjidhje, ata kanë ftuar në një debat publik Rektorin Ramadan Zejnullahu, për të cilin thonë se deri më tani ka marrë vendime të drejta si udhëheqës i universitetit më të madh publik në vend.

“Ne shohim tё udhёs tё kёrkojmё njё debat publik me Rektorin Ramadan Zejnullahu. Pёrpjekja pёr demokratizimin e UP-sё nenkupton edhe tё drejtёn e debatit nё mes studentёve dhe rektorit. Ne kёrkojmё t’i shpallim argumentet tona nё mёnyrё qё tё mos anatemohemi, pёr mё tepёr qё padrejtёsia tё jehojё publikisht”.

Në anën tjetër, dje gjatë ditës, si reagim i protestave të kandidatëve të papranuar, Rektori Zejnullahu kishte dërguar një letër të gjatë Arsim Bajramit, Ministër i Arsimit, të cilin e akuzonte për ndryshim të qëndrimeve të tij “ndaj cështjeve aktuale në universitet.”

“E kam të qartë se ju jeni ministër në një shtet ku, përveç politikës zyrtare, ka edhe ‘politika’ të tjera, partiake, personale, grupore e klanore, prandaj edhe nuk është lehtë të mos ndikohesh prej tyre”, kishte shkruar ai./GazetaFjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kandidatet-e-papranuar-kerkojne-debat-publik-me-rektorin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala