Skandal: Ja çka servohet në restorantet e Kosovës (FOTO)

Një qytetar nga Fushë Kosova kishte porositur një Samun tek Dyner Buki në Fushë Kosovë, por u befasua kur në të gjeti një copë të kesës së zezë të bërllogut, transmeton Infokusi.
I revoltuar dhe i mllefosur për atë që pa në samunin e tij, ky qytetar ka shkur tek lokali ku e porositi, por atje i thanë se janë gjëra që ndodhin dhe se nuk ka nevojë të gërditej, tek e fundit nuk ishte ndonjë mi.
“Kur më erdhi porosia tek sa po bëhesha gati për ta ngrënë Samunin e pashë që diçka e zezë ishte brenda tij, e hapa dhe e pashë që ishte një copë kese e zezë bërllogu në të. E mora ashtu si ishte dhe shkova tek “Dyner Buki” ku edhe e kisha blerë dhe u tregova që kjo nuk është në rregull, ata më thanë që gjëra të tilla edhe ndodhin dhe se nuk ka nevojë të gërditem, tek e fundit nuk ishte mi”, ka thënë për Infokusin D. G., nga Fushë Kosova.
Këtë përjetim të tij ai e ka postur edhe në statusin e tij në facebook, por ne u sjellim edhe foto të tjera të kësaj ndodhie të pakëndëshme, e që nuk është rasti i vetëm që ndodhë në Kosovë dhe si duket Inspeksioni Sanitar nuk e ka prioritet pastërtinë e kuzhinave të restoranteve ku përgaditet ushqimi, por ndonjë gjë tjetër./Infokusi/