Kanadezët të interesuar për të investuar në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim një delegacion të investitorëve nga Kanadaja, të interesuar për të investuar në Kosovë në sektorin e prodhimit, i cili udhëhiqej nga Kris Thorkelson dhe Shwan Khoshnow.

Në takim, mysafirët kërkuan informacione rreth klimës së të bërit biznes si dhe mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Me këtë rast, ministrja i informoi afaristët nga Kanadaja rreth përmirësimeve të dukshme që ka bërë Kosova në procesin e reformave ekonomike të cilat kanë krijuar një ambient të përshtatshëm dhe miqësor për investitorët e huaj.

“Një përparësi shtesë është edhe implementimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila tashmë e bën të mundur që produktet e prodhuara në Kosovë të mund të eksportohen lirshëm në tregun e Bashkimit Evropian”, shpjegoi ministrja Bajrami.

Bajrami i inkurajoi investitorët kanadezë që të zgjerojnë investimet e tyre në Kosovë duke u zotuar se Qeveria e Kosovës do të jetë avokate dhe bashkëpunuese e ngushtë në të gjitha fazat e realizimit të investimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kanadezet-te-interesuar-per-te-investuar-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala