Kanada do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve të Kosovës, për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Kosovës,

“Jahjaga çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Ajo e uroi ambasadorin Maksymiuk për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezident i Kanadasë  në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Maksymiuk, theksoi se Kanadaja mbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kanada-do-te-vazhdoje-ta-mbeshtese-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala