Kamera sigurie edhe në 8 shkolla të Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe pse tenderi për kamerat e sigurisë për 8 shkolla të Komunës së Prishtinës është hapur më 16 korrik, ato nuk janë pajisur me kamera.

Tenderin e ka fituar kompania “MF Systems” me vlerë prej 40 mijë e 968 eurosh, teksa kontrata është nënshkruar më 15 shtator.

Deri në fund të vitit me kamera pritet të pajisen shkollat: “Zenel Hajdini”, “Nazim Gafurri”, “Emin Duraku”, “Dardania”, “Iliria”, “Naim Frashëri”, “Pavarësia” dhe “Ali Sokoli”.

Drejtori i shkollës fillore “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, ka thënë se kamerat mund ta rrisin sigurisë.

“Ende nuk jemi pajisur me kamera, mirëpo na është thënë se së shpejti do të pajisemi. Nuk është vetëm problemi te parandalimi i problemeve, mirëpo te krijimi i një kulture të punës. Në shkollën tonë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem, mirëpo nëse ndonjëherë ndodh diçka ato ndihmojnë në identifikimin e personave. Gjithashtu, edhe nëse ndodh që gjatë natës të thyhet shkolla apo të ndodhë diçka në afërsi, kamerat mund të ndihmojnë në identifikimin dhe hetimin e rastit”, ka thënë Rusinovci. /koha/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kamera-sigurie-edhe-ne-8-shkolla-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala