Kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Një ish-arsimtare e edukatës qytetare në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, Arbenita Gagica, ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, shkruan sot Koha Ditore.

Gagica ka bërë kallëzim penal për “falsifikim të dokumenteve dhe të kontratës së punës”. Atë e ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, të hënën e kësaj jave, më 7 shtator. Në dokumentin e kallëzimit penal ndaj drejtoreshës dhe të cilin e ka “Koha Ditore”, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se e dyshuara, më 1 dhjetor 2014, ka kryer veprën penale falsifikim të kontratës së punës së Arbenitës.

Më pas shtohet se një dokument – vendimi i Drejtorisë rreth ankesës së parashtrueses së ankesës, nuk është i firmosur nga Gagica, porse është falsifikuar nënshkrimi. Theksohet se është falsifikuar edhe data e fillimit të punës në kontratë.

Në shpjegimin e mëtejmë theksohet se vendimi për ushtrimin e ankesës është nënshkruar kinse është pranuar nga pala më datë 6. 2. 2015, por, siç thekson Arbenita, marrja e vendimit nuk është nënshkruar fare nga ajo, por nga dikush tjetër

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kallezim-penal-ndaj-drejtoreshes-se-arsimit-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala