“Kallet Serbia”, temperaturat deri në 40 gradë

Temperaturat e larta që kanë përfshirë një pjesë të Ballkanit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Në shtetin e Serbisë tempertaturat e larta sipas portalit Blic.rs do të vazhdojnë deri me 2 gusht.
Këto do të jenë 10 ditët më të nxehta ku temperaturat do të lëvizin mes 37 e 39 gradë celsius.
Gjatë javës së ardhshme në Serbi pritet që temperaturat të shkojnë deri në 40 gradë celsius.
Ndërkaq kujtojmë se edhe në vendin tonë po mbretëron mot i nxehtë ku temperaturat po sillen në mes 32 e 35 gradë celsius./Indeksonline/