Kallet Prizreni

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës njofto se gjatë vikendit, në rajonin e Prizrenit, janë raportuar dhjetëra vatra zjarresh të cilat janë lokalizuar falë intervenimit efikas të brigadës së zjarrfikësve.

Sipas raporteve policore të qendrës operative, rezulton se zjarre ka pasur në numër më të madh në datën 19 korrik: si në Arbanë tek varrezat; Landovicë; Lagja Dardani, Luzhnicë e Suharekës e ndonjë vend tjetër.

Për shkak të temperaturave tepër të larta e për pasojë në natyrë bari është tharë i cili paraqet rrezik potencial për përhapjen e zjarreve të përmasave të mëdha.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, apelon tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos përhapin vatra zjarri si djegia e hamulloreve (stërnishtave) djegia e gomave, bërllokut, hedhja e bishtave të cigareve nga veturat, hedhja e prushit në ambient të hapur nga tangarët apo grillat që i përdorin qytetarët nëpër oborre por edhe pushuesit gjatë pushimeve në natyrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kallet-prizreni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala