Kafja e dytë nuk ndikon në tension

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët e bën më të lehtë dilemën e pirjes së një filxhani të dytë të kafesë. Studimi ka zbuluar që pirja e kafesë në sasi të mëdha nuk duket që rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, pavarësisht shqetësimeve të mëparshme, transmeton koha.net.

Dr. Chen ka zbuluar që njerëzit të cilët pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë nuk kishin më shumë gjasa për të pasur hipertension se ata që pinin krejt pak.

Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ka qenë i lidhur me sëmundjet e zemrës, sulmet në tru dhe probabilitetin e një jete më të shkurtër dhe disa shkencëtarë kanë sugjeruar që kafeja mund të shkaktojë këto probleme.

Sipas raportit në “The American Journal of Clinical Nutrition” që ka grumbulluar të dhënat nga gjashtë studime të mëhershme, duke mbuluar 170,000 njerëz, kjo nuk duhet të jetë rasti.

“Rezultatet sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë i më shumë se tre filxhanëve kafe në ditë nuk është i lidhur me rrezikun e rritur të hipertensionit duke e krahasuar me më pak se një filxhan në ditë”, tha bashkautori Liwei Chen, nga Louisiana State University.

Studimet kanë vrojtuar pjesëmarrësit për të zbuluar sa filxhanë kafeje pinin ata çdo ditë, prej më pak se një e deri më shumë se pesë, pastaj i kanë përcjellë deri në 33 vjet.

Vetëm më shumë se një në pesë eventualisht ka zhvilluar tensionin e lartë të gjakut, me mundësinë e të qenit i diagnostikuar me gjendjen jo më të ndryshme se për njerëzit që thoshin se kanë pirë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë dhe ata që pinin krejt pak.

“Unë nuk mendoj për kafenë si një faktor të rrezikshëm për tensionin e lartë të gjakut,” tha Lawrence Krakoff, i cili studion tensionin e lartë të gjakut në Mount Sinai Medical Center në New York. Por, nëse njerëzit pinë 12 filxhanë kafe në ditë dhe nuk flenë, atëherë supozoj që është një çështje e rëndësishme.”

Marrëdhënia në mes pirjes së kafesë dhe tensionit të gjakut është e komplikuar nga mundësia që nuk funksionon në të njëjtën mënyrë për çdokënd,” tha dr. Chen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kafja-e-dyte-nuk-ndikon-ne-tension/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala