Kadri Veselit i harxhohen karamelet

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, të hënën i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit Bajram Rexhepi. Me këtë rast, Veseli tha se nuk ka më karamele t’i jap askujt.
Veseli tha se në fakt ajo çka duhet të jetë prioritet nacional e për të gjithë qytetarët e Kosovës është ligjshmëria.
“Janë qytetarët e Kosovës që vlerësojnë përgjegjësinë e secilit prej neve… Në qoftë se jam i ziu, i bardhi kur dëshiron mundet me ba ministër, realisht siç i ka bërë të tjerët”, duke aluduar haptas në kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për të shtuar se “Ajo që është kryesore, veçanërisht partisë sime i duhen reforma të thella, me njerëz të ri, me përgjegjësi të reja”, u shpreh ai.
“Me tregu të drejtën unë më nuk kam karamele t’i jap askujt. Janë qytetarët e Kosovës që vlerësojnë përgjegjësinë e secilit prej neve”, tha ai.