Kadri Veseli viziton Strasburgun

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me një delegacion parlamentar, kanë udhëtuar sot për në Strasburg të Francës.
Delegacioni parlamentar i Kosovës do të marrë pjesë në takimin e shtatë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova, i cili zhvillon punimet më 29-30 prill 2015.
Takimi do të bashkëkryesohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Tonino Picula.
Në  këtë takim do të diskutohet për progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen e Kosovës në Programet e BE-së, liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Në përbërje të delegacionit, të kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, janë: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Aida Dërguti – nënkryetarë të Kuvendit, Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Pal Lekaj, deputet nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë dhe Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-viziton-strasburgun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala