Kadri Veseli: prioritet është zhvillimi ekonomik

Autori:Zekirja Shabani

Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i kushteve e lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një rezyme të aktivitetit të Kuvendit për këtë sesion në fushën e ekonomisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari Veseli ka evidentuar hapat e ndërmarrë në këtë drejtim, në funksion të krijimit të një baze sa më të përshtatshme ligjore për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik, krijimi i kushteve dhe lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional duke amandamentuar dhe sjellë ligje të reja që ndikojnë në këtë fushë, si dhe në përmirësimin e sundimit të ligjit”, ka vlerësuar kryetari Veseli.

“Krijimi i platformës për dialog të vazhdueshëm me Komunitetin e biznesit duke e bërë partner të fuqishëm në draftimin dhe hartimin e legjislacionit ishte ndër veprimet e para në këtë drejtim”.

Në bashkëpunim me USAID-in, ka shtuar  Veseli, është përcaktuar një agjendë të reformave ekonomike për këtë vit, duke sjellë Ligjin për kamatëvonesat, Ligjin për Kambialin, Ligjin për Fondin e Garantimit të Kredive.

“Procedimi i ligjeve tatimore, largimi i tatimit në dividendë, si dhe pranimi i të gjitha shpenzimeve të trajnimit në vitin në të cilin kanë ndodhur, theksojnë përkushtimin tonë që ligji të jetë i dobishëm edhe për punëdhënësin edhe për punëmarrësin, sepse ky ligj ka ndikim në favorizimin e aftësimit të fuqisë punëtore”, thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-prioritet-eshte-zhvillimi-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala