Kadri Veseli në Panama takohet me gjykatësin kryesor

Kryeparlamentari i Kosovës gjatë vizitës në Panama njoftoi se është takouar me kryetarin e Gjykatës Supreme të këtij vendi, Jose Ayu Prado i cili është një ndër personalitetet më të rëndësishëm në Panama si dhe një ndër juristët me më shumë ndikim në mbarë Amerikën Latine.
“Ai na tregoi se si autoriteti i tij shtrihet edhe në Parlamentin e Amerikës Qendrore (PARLACEN) ku do përpiqet që të promovojë Kosovën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në facebook.
“Bashkë biseduam se si konsolidimi i sundimit të ligjit, mundësimi i zbatimit rigoroz të kontratave dhe mbrojtja e pronës private ka luajtur një rol kyç në faktin që Panamaja sot ka një nivel të lartë investimesh të huaja dhe ka siguruar rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon . Ne jemi të angazhuar që të ndërmarrim të gjitha reformat e nevojshme legjislative për të mundësuar një ekonomi funksionale të tregut prandaj shkëmbimi i përvojës në fushën e sistemit të drejtësisë është me leverdi të madhe për vendin tonë”, ka shkruar Veseli.