Kadri Veseli, mësuesi i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, siç duket gjatë ditës së sotme ka marrë rrolin e mësuesit në Kuvendin e Kosovës.
Ai nuk po kursehet të ju jap leksione deputetëve se çka të flasin çka jo, gjatë fjalimeve të tyre plenare.
Së pari Veseli fjalim e kreut të Vetëvendosjes e cilësoi si poezi, e në rastin e dytë i pari i Kuvendit fjalimin e deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu, e cilësoi si fyes. Ai madje e këshilloi deputeten që ti gjejë edhe disa pseudonime të tjera më të përshtatshme për fjalimin e saj.
Deputetja gjatë fjalimit të saj foli për pagat e mësimdhënësve.
Ndërkaq kreu i Kuvendit nuk u kursye as për të tretën herë për tu dhënë mësime deputetëve. AI për herë te dytë iu përgjigj kreut të VV-së se po jap fjalime përrallore./Indeksonline/