Kadri Veseli me banesë 207 metra katrorë

Autori:Zekirja Shabani

Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin mund ta xhelozojnë deputetët për banesën që ai ka. Me 207 metra katrorë në qendër të Prishtinës, që kushton 125 mijë euro, kryekuvendari Veseli, llogaritet se e ka banesën më të madhe se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përveç kësaj, ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, edhe një banesë tjetër prej 114 metra katrorë që kushton 97 mijë euro në emër të bashkëshortes së tij.

Veseli ka edhe një shtëpi të përbashkët familjare, dhe 10 hektar tokë vlerën e të cilës nuk e ka bërë publike.

Nga kursimet e bashkëshortes, ai ka deklaruar se në vitin 2014 ka blerë edhe një veturë Jeep, në vlerë 16,300 euro.

I pari i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se ka 4 mijë euro para të gatshme në BKT dhe 4,228 euro para në Raiffaisen Bank. Ndërkaq, në llogari të bashkëshortes së tij në BKT janë 3 mijë euro, ndërsa 1,085.00 Raiffaisen Bank.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kadri-veseli-me-banese-207-metra-katrore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala