Kadri Veseli kërkon nga Izraeli njohje të Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur ambasadorin izraelit Yossef Levy të cilët i ka kërkuar që Izraeli ta njohë pavarësinë. Sipas Veselit, njohja nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Veselit për takimin
Sot zhvillova një takim me ambasadorin e Izraelit në Beograd, z. Yossef Levy. Ambasadori më përcolli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë.
Ndërkaq, Unë, nga ana ime, potencova nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës.
Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit.